Policia jep detaje për mësuesen që u ther me thikë nga një nënë në Prishtinë

  • 30 April 2019 - 12:55
Policia jep detaje për mësuesen që u ther me thikë nga një nënë në Prishtinë

Sot rreth orës 10:30, policia  ka marrë informacionin se në një shkollë në lagjen Kalabria në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike mes dy personave.

Policia ka njoftuar se menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore.

Media  ka raportuar për këtë ngjarje, ku V.P. është mësuesja e therur me thikë nga nëna, B.D, e cila është arrestuar pas sulmit.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me një rast lëndim trupor ku viktima:

V.P, femër , 49 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës, ka marrë plagë nga arma e ftohët  (thikë) dhe e njëjta  menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor .

Lidhur me rastin në fjalë policia ka arrestuar personin e dyshuar :

B. D, femër , 38 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës, si  dhe është konfiskuar mjeti i cili dyshohet të jetë përdorë në këtë rast.

Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ne përpjekje për te ndriçuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarje.

(Kosova Sot)