Paralajmërimi i rëndë për Kosovën: Ja rreziku nga modeli i dy gjermanive

  • 30 April 2019 - 13:16
Paralajmërimi i rëndë për Kosovën: Ja rreziku nga modeli i dy gjermanive

Media gjermane, Deutsche Welle gjatë ditës së djeshme ka raportuar për një mënyrë të re për Gjermaninë të rifillojë bisedimet e ngecura mes Kosovës dhe Serbisë. 

Burime të afërta me qeverinë në Berlin thanë se një zgjidhje për Beogradin dhe Prishtinën mund të mbështet në modelin e marrëveshjes së vitit 1972 në mes Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore.

Por analistët politikë e kontestojnë dhe e shohin një model tepër të rrezikshëm një skenar të tillë nëse vihet në tavolinë në finale të bisedimeve.

Image
Faik Krasniqi

Sipas analistit Faik Krasniqi, rreziku nga modeli i tillë vjen për faktin se me këtë model do të thotë se Serbia nuk do të detyrohej ta njihte pavarësinë e Kosovës, por që të dy shtetet do të duhej të plotësonin detyrime të shumta që do të arrinin mes vete.

Sipas tij, njëra ndër to do të ishte që Kosovës nuk do t'i bllokohej anëtarësimi ne organizatat ndërkombëtare.

“ Në këtë rast Serbia do të bëhet edhe pjesë e BE-së. Edhe pse mundë të jetë projekt në fazën e spekulimeve që tani pasur kujdes që si i tillë as të mos pranohet të vihet në tavolinë bisedimesh sepse ndryshe ka qenë realiteti gjerman në përbërjen etnike dhe ndryshe është realiteti mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Krasniqi për “Kosova Sot”. 

Më tej, ai ka deklaruar se çfarëdo modeli që zbatohet dhe Serbia nuk e njeh Kosovën, është rrezik për sovranitetin e Kosovës.

“Ndoshta ky është skenari i përgatitur për Kosovën, por mund të jenë edhe spekulime nga çarqe të ndryshme. Në rastin e dy Gjermanive ky model është aplikuar më lehtë, sepse kemi pasur të bëjmë me një komb të ndarë në dy shtete, që më vonë u ribashkuan prapë. Kurse Kosova dhe Serbia kane dy popuj të ndryshëm, dhe armiqësitë mes të dy popujve datojnë me shekuj. Prandaj është e pa mundur të zbatohet një model i tillë. Çfarëdo modeli që zbatohet dhe Serbia nuk e njeh Kosovën, është rrezik për sovranitetin e Kosovës”, tha analisti politik, Faik Krasniqi për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)