Hardinaj: Në Berlin morëm “Po”-në e Gjermanisë për vizat

  • 30 April 2019 - 14:14
Hardinaj: Në Berlin morëm “Po”-në e Gjermanisë për vizat

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kanë marrë një ‘Po’ të Gjermanisë, sa i përket procesit të liberalizimit të vizave për kosovarët.

Këto deklarata ai i ka bërë pas takimit me ministrin e Brendshëm të Gjermanisë, Horst Seehofer

Haradinaj ka falendëruar kancelaren Merkel, për besimin dhe përkrahjen.

Reagimi i plotë i Haradinajt:

Pas takimit me Ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer, morëm “Po”-në e Gjermanisë për liberalizimin e vizave.

Faleminderit Kancelares Merkel dhe shtetit Gjerman për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme për popullin e Kosovës.

(Kosova Sot)