Detaje nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

  • 30 April 2019 - 14:16
Detaje nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

Sot rreth orës 13:00, policia  ka marrë informacionin se në rrugën Zagrebi në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Policia për median thanë se menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore për ekzaminim të vendngjarjes, nga ku nuk raportohet për persona të lënduar.

“Aktualisht rruga në fjalë është e bllokuar për qarkullim, ndërkohë që njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, thotë PK.

(Kosova Sot)