Aliu: Mafia e ndërtimit, me Shpend Ahmetin kryetar, në dy mandate, po vazhdon të udhëheqë kryeqytetin!

  • 30 April 2019 - 14:29
Aliu: Mafia e ndërtimit, me Shpend Ahmetin kryetar, në dy mandate, po vazhdon të udhëheqë kryeqytetin!

“Pa dyshim mafia e nëntokës kriminale e ndërtimit, me Shpend Ahmetin kryetar, në dy mandate, po vazhdon të udhëheqë kryeqytetin, që nga viti 2014, kur Shpend Ahmeti i kishte pranuar kushtet e mafisë ndërtimore dhe ishte bërë kryetar, de-fakto i krimit të organizuar, që ekzistonte që nga vitet 2001-2002.

Dhe, për këtë Shpend Ahmeti, duke u thirrur gjatë fushatës zgjedhore dhe duke e akuzuar rëndë mafinë ndërtimore, e sapo e mori udhëheqjen, nuk la gurë pa lëvizur, në kërkim të "hises e mitës", nga krimi i shitjes së lejeve ndërtimore? Shpend Ahmeti asnjëherë nuk punoi për mirëqenien e qytetarëve dhe projektet e tyre zhvillimore, por vetëm për vete dhe klubin e vet të tej inkriminuar, duke bërë pazare e duke shëtitur nëpër jahte të vëllezërve Devolli?! Për këtë, Shpend Ahmeti e degradoi edhe më shumë kryeqytetin, duke shitur leje ndërtimore, vetëm për nëntokën kriminale dhe mafinë ndërtimore, e qytetarët, të cilët nuk ishin pjesë e mafisë ndërtimore, gjithnjë ishin refuzuar pa pardon e pa ligj disa herë rresht! Shpend Ahmeti po i kushtëzon pronarët e tokave në Prishtinë, që për të marrë leje ndërtimi duhet dhënë tokat kompanive të ndërtimit, që ai i preferon e që janë pjesë e mafisë së ndërtimit.

Ndaj, për këtë u shitën me të madhe lejet e ndërtimit nga Shpend Ahmeti në lagjet ‘Mati’, ‘Hajvali’, ‘Lakërishtë’, ‘Çagllavicë’, ‘Kalabri’, ‘Prishtina e re-Zona Perëndimore', si dhe shumë lagje tjera?! Ndaj, për të gjitha këto malverzime e parregullsi, a thua, pse po hesht Prokuroria Speciale, edhe përkundër faktit se ka të deponuara kallëzimet penale për vepra penale në 'krim të organizuar’ kundër Shpend Ahmetit e grupit të tij kriminal dhe mafisë së ndërtimit në Prishtinë”, tha Aliu për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)