160 aktakuza për një muaj nga Prokuroria Themelore në Ferizaj

  • 30 April 2019 - 16:23
160 aktakuza për një muaj nga Prokuroria Themelore në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj gjatë muajit prill 2019 ka ngritur gjithsejë 160 aktakuza ndaj 181 personave për raste të ndryshme penale. 

Departamenti për Krime të Rënda ka ngritur shtatëmbëdhjetë aktakuza ndaj njëzetë e tetë (28) personave, kurse Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie gjatë muajit prill  ka ngritur 143  aktakuza ndaj 153 personave.

Prokuroria Themelore në Ferizaj thotë se mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.

(Kosova Sot)