Tomë Gashi zbulon pse nuk po ngritën aktakuzat nga Specialja: Ky është kompromisi i rrezikshëm

  • 30 April 2019 - 16:34
Tomë Gashi zbulon pse nuk po ngritën aktakuzat nga Specialja: Ky është kompromisi i rrezikshëm

Edhe pse kanë filluar intervistimet e para nga Gjykata Speciale , akoma nuk është zbardhur as një aktakuzë e vetme ndaj të dyshuarve që janë në listë.

Avokati i njohur kosovar, Tomë Gashi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, tha se edhe kjo gjykatë është formuar për motive politike dhe tani ka filluar të vepron vizavi krahas zhvillimit të agjendave politike, të bisedimeve mes delegacioneve të të dyja vendeve. Ai thotë se Specialja po përdoret si mjet kompromisi shumë i rrezikshëm që mundë të rezulton me një humbje të re të territorit shqiptar në favor të Serbisë. 

Avokati Gashi tha për Kosova Sot se deri tani përfundimisht është vërtetuar se të gjitha bisedimet, të quajtura zyrtarisht edhe nga Brukseli në mes të Beogradit e Prishtinës, e jo në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës të Serbisë si dy shtete.

“Dhe deri sa këto bisedime po bëhen sikur të ishin interne pra brenda një shteti të vetëm, të Serbisë e cila ende e ka Kosovën në kushtetutën e saj si pjesë integrale të sajë, dhe deri sa nga kinse bisedimet e filluara si teknike, kështu deklarohej pala Kosovare, dhe tani më haptas pranohet që janë politike dhe ku në lojë është edhe sovraniteti territorial i Kosovës. Dhe duket e ditur se Gjykata Speciale është formuar me kërkesë te Serbisë, dhe duke e ditur që Serbisë nuk i konvenon ngritja e akuzave kundër udhëheqësve te shtetit te Kosovës emrat e te cilëve përmenden edhe ne raportin e Dick Martit, akuza ndaj tyre nuk do të ketë do të ketë nga Gjykata Speciale në Hagë së paku deri sa të përfundojnë negociatat me Serbinë”, tha Gashi për “Kosova Sot”.

Sipas tij këto akuza nuk do të bëhen sepse është ndikimi i Serbisë së cilës i konvenon një lloj amnistie për të bërë pazare me territorin e Kosovës. 

“Pse Serbia ti akuzoj përmes gjykatës Speciale ata që haptas kërkojnë korrigjimin e kufijve në favor të Serbisë e në dëm të Kosovës”, tha avokati Gashi.

Sidoqoftë ai ka shtuar ky kompromis i rrezikshëm mundë të jetë një storje tjetër e zezë që do ta njollos historinë shqiptare, ashti siç ka ndodhur në të kaluarën, siç ka bërë mbreti Zog. 

“Njerëzit si dhe udhëheqësit politik një ditë ikin nga kjo botë. Por kufijtë e shteteve mbesin edhe pas tyre. Tani edhe e dimë se edhe në të kaluarën udhëheqës shqiptare kanë dhuruar toka të shqiptarëve për të mbetur apo për tu kthyer në pushtet. Dhe kujtoni vetëm manastirin. Dhe kujtojmë se si Ahmet Zogu i dhuroj shumë territor të Shqipërisë shtetit të atëhershëm të Jugosllav të mbretërisë serbe kroate sllovene për ti ndihmuar të kthehet zogu në pushtet dhe ku pjesë e territorit ishte edhe manastirit aty ku u vendos gjuha shqipe letrat e të jetë ajo që është edhe sot. Dhe, edhe pse më nuk ekziston as mbretëria jugosllave as Jugosllavia, toka shqiptare mbeti në territor të Maqedonisë. Këtë fat tani mundë ta ketë edhe një pjesë e territorit edhe ashtu të rrudhur të Kosovës. Dhe për këtë arsye nuk do të ketë akuza nga Gjykata Speciale për udhëheqës të caktuat të cilët duan ti dhuroj Serbisë tokë tonën. Kjo është arsyeja që nuk ngritën akuzat ndaj udhëheqësve të Kosovës e jo frika nga destabilizimi sepse përveç tjerash stabilitetin e ruan KFORI”, deklaroi avokati Tomë Gashi për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)