‘Rama po e çon vendin drejt konfliktit…”, kreu i PR: Lajmi i keq për shqiptarët nga Samiti i Berlinit

  • 30 April 2019 - 16:39
‘Rama po e çon vendin drejt konfliktit…”, kreu i PR: Lajmi i keq për shqiptarët nga Samiti i Berlinit

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka reaguar pas Samitit të Berlinit, për të cilin tha se nuk pati asnjë lajm të mirë për Shqipërinë.

Ish-deputeti ka thënë se qëndrimet e Edi Ramës po e çojnë vendin drejt konfliktit politik dhe kaosit ekonomik.

 

“Samiti i Berlinit për fatin e keq nuk pati asnjë lajm të mirë për Shqipërinë.

Qëndrimi i Merkel dhe Macron për të mos hapur negociatat është një lajm i keq për shqiptarët, por i pritshëm.

1-Rama dhe politika e tij është antishqiptare dhe anti Europiane. Qëndrimi dhe veprimet e tij po e çojnë Shqipërinë drejt konfliktit politik dhe kaosit ekonomik.

Europa është në luftë me korrupsioni dhe krimin e organizuar dhe jo bashkëpunëtorë me ta, siç është Rama.

2- Rama po ashtu dje mori dhe një mësim të mirë, se nuk mund të luajë me Interesat Kombëtare. Ai nuk mund ta përdorë Kosovën për avantazhe politike, duke shkatërruar integritetin e Kosovës, me marrëveshje me Vuçiç, si kumbari i ndryshimit të kufijve dhe shkëmbimit të territoreve”, thekson Mediu.

(Kosova Sot)