Ja detajet: Vrasja e kushërinjve, vetëdorëzohet edhe autori i tretë

  • 30 April 2019 - 16:59
Ja detajet: Vrasja e kushërinjve, vetëdorëzohet edhe autori i tretë

Eshte dorezuar ne Polici edhe autori i trete i dyshuar i ngjarjes ku mbeten te vrare me arme zjarri dy shtetas.

U vetedorezua Manuel Bushi, 23 vjeç banues ne Laç.

Me heret, jane vetedorezuar dy nga autoret qe ishin ne kerkim si te dyshuar per vrasjen e dy kusherinjve ne Lac.

Policia ben me dije sot se dy nga autorët e dyshuar, shtetasit M. B., 25 vjeç dhe V. B., 28 vjeç, të dy lindur e banues në Kurbin, pas negociatave me familjarët, janë vetë dorëzuar në Polici.

Kelvin dhe Erion Jushi, të njohur dhe me emrat, Mikel dhe Jani, djem xhaxhallarësh, u qëlluan me pistoletë pas një sherri në lokal. 

Dyshohet se gjithçka ka nisur nga një debat që 23-vjeçari Manuel Bushi ka pasur me dy personat që mbetën të vrarë. 23- vjeçari ka lajmëruar vëllain e tij dhe djalin e xhaxhait, të cilët kanë shkuar në lokal me armë.

Markel dhe Manuel Bushi dhe djali i xhaxhait të tyre, Vinçesk (Pali) Bushi, janë autorët e vrasjes së dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e së dielës në qytetin e Laçit, pak metra larg Komisariatit.

NJOFTIMI I PLOTE 

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në lagjen nr. 1 Laç, Kurbin, ku pas një konflikti për motive të dobëta u plagosën me armë zjarri dy shtetas të cilët më pas gjetën vdekjen në një nga spitalet private në Tiranë ju informojmë se:

Si rezultat i punës hetimore të kryer nga grupi i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.

Policia në vijim dhe pa ndërprerë ushtroi kontrolle të shumta dhe përdori metodat speciale të hetimit për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Njëkohësisht Grupi i posaçëm hetimor negocioi me familjarët e autorëve të dyshuar që ata të dorëzoheshin organeve të drejtësisë. 

Dy nga autorët e dyshuar, shtetasit M. B., 25 vjeç dhe V. B., 28 vjeç, të dy lindur e banues në Kurbin, pas negociatave me familjarët, janë vetë dorëzuar në Polici.

Grupi i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për dokumentin e plotë të kësaj ngjarje.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Kurbin, për veprime te mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera të cilësuara, në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 79/dh, 25 dhe 278/1 të Kodit Penal.

(Koosva Sot)