Kocijançiq: Dialog është vetëm ai që ndërmjetësohet nga BE-ja

  • 30 April 2019 - 17:16
Kocijançiq: Dialog është vetëm ai që ndërmjetësohet nga BE-ja

Zëdhënësja e BE-së Maja Kocijançiq deklaroi sot se shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini është gati të organizojë një raund të ri të dialogut Beograd-Prishtinë, me parakusht për heqjen e taksave të vendosura nga autoritetet e Kosovës.

"Përfaqësuesja e Lartë është gati të thërrasë përsëri një dialog, por është e qartë se Qeveria e Kosovës duhet të pezullojë taksat për të siguruar një vazhdim të shpejtë të dialogut," tha ajo.

Pas samitit në Berlin dhe vendimit që rreth dialogut serish të diskutohet në fillim të korrikut në Paris, Kocijançiq tha se Brukseli mirëpret çdo përpjekje që mbështet dialogun me ndërmjetësimin e BE-së.

“Çdo takim që mbështet dialogun është i dobishëm, mund të kontribuojë dhe të mbështesë, por dialog është vetëm ai që ndërmjetëson BE", tha Kocijançiq.

(Kosova Sot)