Profesori ndërkombëtar trondit me akuzën e rëndë: Batoni është dëshmitar i krimeve të Thaçit

  • 30 April 2019 - 17:27
Profesori ndërkombëtar trondit me akuzën e rëndë: Batoni është dëshmitar i krimeve të Thaçit

Profesori ndërkombëtar, doktor Enver Bytyçi ka deklaruar se Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiu kanë marrë një goditje të fuqishme në Samitin e Berlinit. 

“Ndryshimi i këtij Samiti me atë të para 5 viteve ka të bëjë se tashmë ekziston një konsensus midis Gjermanisë dhe Francës. Kjo do të thotë se kësaj here nuk do të ketë kthim prapa. Mashtruesit autoritarë në krye të shteteve ballkanike nuk do të kenë më mundësi të fusin pyka dhe të shkatërrojnë të ardhmen e këtyre vendeve! Kjo do të thotë se Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiu kanë marrë një goditje të fuqishme. Kjo u duk dhe në mënyrën si u prit kryeministri Haradinaj krahasuar me Thaçin nga dy mikpritësit, Merkel dhe Macron.

Image
Enver Bytyçi

Por Thaçi e Baton Stanishiqi nuk janë dorëzuar. Përkundrazi, ata tani do të punojnë më me zell për projektin antishqiptar të Serbisë dhe Rusisë për ndarjen e Kosovës. Thaçi e paralajmëroi këtë kur kërkoi që në dialogun me Serbinë të jenë palë SHBA-të. Qëllimi i tij nuk është që të fitojë mbështetjen e SHBA-ve. Përkundrazi, qëllimi i tij është të largojë Merkelin nga Merkato e politikës në Ballkan dhe në vend të saj të sjellë Vladimir Putinin. Sepse pjesëmarrja e SHBA-ve ia jep të drejtën Serbisë që të kërkojë si palë të dytë Rusinë e Putinit. Në këtë rast gjarpri fle më shumë te Batoni sesa te Hashimi”. 

“Investimi i mëtutjeshëm i ketër dy personazheve në projektin serbo-rus të ndryshimit të kufijve më bën të besoj se lidhja midis tyre dhe Beogradit e Kremlinit është shumë e thellë. Mund të ndodhë qe dikush gabon në opsionin e tij, por tërhiqet dhe pranon alternativën tjetër më të mirë. Thaçi e Baton Stanishiqi nuk tërhiqen. Kjo do të thotë se ata e kanë marrë kaparin. Dhe nuk kanë mundësi që këtë kapar ta kthejnë! Ndërkaq kjo ngizje midis këtyre të dyve dhe Edi Ramës nga njëra anë dhe ngërdheshja në Berlin dje me presidentin e Serbisë, më bën të besoj se përmes Batonit të krerët e dy shteteve shqiptare kanë hyrë me kokë e me këmbë në thesin e Serbisë”, është shprehur profesori Bytyçi për “Kosova Sot”.

Madje, ai ka thënë se Baton Haxhiu ka depozituar vetë informacione te prokurori special i Serbisë për krimet në Kosovë, info të cilat komprometojnë Hashim Thaçin. 

“Mesa duket Batoni ka depozituar vetë informacione te prokurori special i Serbisë për krimet në Kosovë, info të cilat komprometojnë Hashim Thaçin. Kjo do të thotë se Batoni është dëshmitar i krimeve ose sjelljeve të turpshme të Ramës dhe presidentit të Kosovës. Prandaj Batoni, me urdhër të Vuçiçit i mban të dy këta për kërpeshi. Dhe këta të dy tashmë të kompromentuar e të korruptuar përmes besimit që i kanë dhënë Baton Stanishiqit, nuk kanë rrugë tjetër, vetëm t’i zbatojnë detyrat e Beogradit e të Moskës! Këto që po ju them e rritin autoritetin e Batonit në sytë e Beogradit. Madje ai ka për ti paraqit atje si një çështje me të cilën ballafaqohet në vështirësi për kryerjen e detyrave që ai ka marrë. E për këtë do ti shtohet tagjia! Po kjo nuk më intereson. Batoni, Thaçi, Rama, por dhe Pacolli që rri si hije, duhen demaskuar në sytë e shqiptarëve. Sidomos tani që në Berlin u zyrtarizua ndalimi i përpjekjeve për ndarjen e Kosovës dhe këta vazhdojnë në këto përpjekje”, ka thënë për “Kosova Sot”, profesori Bytyçi.

(Kosova Sot)