Rrahje në stacionin e autobusëve në Pejë, dy të lënduar

  • 30 April 2019 - 18:04
Rrahje në stacionin e autobusëve në Pejë, dy të lënduar

Një përleshje mes disa të rinjve ka ndodhur sot në stacionin e autobusëve në Pejë. Mësohet se në këtë përleshje dy persona kanë pësuar lëndime trupore ndërsa aktualisht nuk ka informacione për motivet e rastit.

Në vendin e ngjarjes kanë mbetur njolla gjaku ndërkohë policia e Kosovës i është përgjigjur rastit dhe është duke e hetuar atë. Dëshmitarët kanë treguar se rrahja ishte e rëndë dhe ndodhi papritmas.

(Kosova Sot)