Haradinaj: Më lanë vetë, dola keq, Thaçi e Rama më bënin më shumë presion se Vuçiqi

  • 30 April 2019 - 18:18
Haradinaj: Më lanë vetë, dola keq, Thaçi e Rama më bënin më shumë presion se Vuçiqi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar se si presidenti Hashim Thaçi, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kanë bërë presion më shumë se Vuçiqi në sy të të gjithëve në Berlin për ta hequr taksën.

Ai thotë se ata madje kanë folur në gjuhën angleze dhe gjuhë tjera me qëllim që të kutpojë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Emanuel Macron, si nikoqrië të Samititit të Berlinit.

“Edhe dje u përsërit ajo që më ka ndodhë edhe në të kaluarën. Isha krejtësisht i vetëm në një qëndrim. Ma së fshtiri ish. Edhe presidenti, edhe Edi Rama më shumë bëjshin presion ata dy me e heq taksën, sesa shtetet tjera. Të gjithë instonin që me respektu qëndrimin e kancelares dhe Makronit, që ky është një shans i mirë për Kosovën e që nuk duhet me e humb. Një insistim direkt i pandalshëm. Në një gjuhë që ishte në anglisht, qe e merrnin vesh, edhe kancelarja edhe presdienti Makron”, ka thënë Haradinaj. 

Megjithatë Haradinaj thotë se edhe përkundër faktit që ishte i mbështetur për muri, ka insistuar të tregojë që vendimin për taksë e ka marrë nga zori, pasi që Serbia  e ka luftuar Kosovën në çfarëdo forme.

“Unë u kamë thënë që ai vendim është marrë nga zori. Serbia ka marrë vendime agresive ndaj nesh, që kanë rrezikuar sigurinë nacionale. Ky vendim heket në rast të një marrëveshje për njohje. Nëse përgatitet një marrëveshje për njohje, dhe nënshkruhet  mund ta suspendojmë. Por jo për një proces të dialogut që mund të devijojë”.

Kryeminsitri ka thënë që Thaçi dhe Edi Rama duhej të kishin një qëndrim të përafërt, pasi që me deklarimet dhe presionin e tyre e kishin vendosur në një pozitë të keqe para të gjithëve në Berlin.

Megjithatë ai mbetet e i palëkundur duke thënë se vetëm me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, do të hiqtë taksën. 

“Edhe dje kam dalë keq. Ma mirë ka qenë që Edi edhe Hashimi me thanë që mos me qit kushte në dialog. Por tash kur të thotë presidenti yt, dhe kryeministri i vendit tjetër, i bjen që veq ti po e pengon këtë proces. Kjo nuk është në rregull.Ne skem ku me shku pa pas qëndrime të njëjta. Nuk besoj që dikush ka dilema, që njohja është formula. Por si me ardhe deri te njohja, nuk duhet me dobësu pozicionin e Kosovës tek taksa. Heqja e taksës në start të dobëson”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka treguar se këto sulme të Thaçit dhe Edi Ramës ndaj tij, kanë ardhur në pjesën informale të takimit ku është diskutuar për taksën.

“Në pjesën e parë zyrtare, fjalën e ka pas shumë përmbajtjesore. Ka pas elemente të mira. Kur e ka shpjeguar pozicionin e Kosovës. Në këtë pjesën informale të heqjes taksës, unë jam ndodh në një pozitë të keqe. Në vend se me i pas naj njo që tmron, po i ki krejt që të meshojnë, para miqve, ajo ka qenë e rëndë. Pastaj në pjesën e dytë ka thënë që është keqkuptuar ideja e demarkimit, dhe që nuk është menduar ndarje në vija etnike, gjë tjetër për kufirin s’ka thënë” ka thënë Haradinaj.

(Kosova Sot)