Kryediplomati serb i Bosnjës: Nuk do ta njohim Kosovën

  • 30 April 2019 - 18:47
Kryediplomati serb i Bosnjës: Nuk do ta njohim Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Bosnje dhe Herzegovinës, Igor Crnadak, është i bindur se Këshilli i Ministrave të Bosnje dhe Herzegovinës nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Këshilli i Ministrave të Bosnjës, siç shton ai, nuk do ta ndryshojë qëndrimin e tyre rreth Kosovës.

“Edhe pse ekziston një vendim i Bosnjës dhe Hercegovinës së vitit 2009, i cili u miratua unanimisht, për shkak të atmosferës së përgjithshme në publik, qëndrimi që i Këshillit të Ministrave të BiH është i qartë dhe nuk do të ndryshojë pavarësisht nga ajo që u tha dje në Berlin”, deklaroi Çrnadak.

Çrnadak deklaroi se e mirëpret Samitin e Berlinit dhe përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje finale mes Kosovës dhe Serbisë.

(Kosova Sot)