Naruhito, perandori i ri i Japonisë

  • 30 April 2019 - 18:53
Naruhito, perandori i ri i Japonisë

Naruhito, djali i madh i Akihitos, u kurorëzua sot në orën lokale 00:00 (15:00 GMT) Perandori i 126-të i Japonisë duke hapur epokën e një ere të re të quajtur Reiwa (Harmonia e Bukur).

Pas 30 vitesh e pesë muajsh, perandori japonez Akihito hoqi dorë sot nga froni për t’i lënë vendin djalit të tij të madh, princit të kurorës Naruhito, sovrani i 126-të i fronit të Krizantemës.

Do të jetë hera e parë në dy shekuj që një perandor japonez heq dorë nga funksioni i tij kur është ende gjallë, në sajë të një ligji përjashtues të shkruar posaçërisht për Akihiton.

(Kosova Sot)