Eksperti i fotografisë analizon këtë foto: Dy serb dhe katër shqiptar, veprimet e Hashimit dhe Ramushit...

  • 30 April 2019 - 19:21
Eksperti i fotografisë analizon këtë foto: Dy serb dhe katër shqiptar, veprimet e Hashimit dhe Ramushit...

Fotografi i njohur dhe eksperti i fotografisë, Fahredin Spahija, përmes një postimi në facebook, ka komentuar fotografinë e bërë në Samitin e Berlinit, e në të cilën shihen liderët që morën pjesë, përfshirë edhe Thaçin dhe Haradinajn.

“Nëse i shikojmë me vëmendje veprimet apo gjendjen e dy prijësave politikë kosovarë në këtë tavolinë atëherë vërejmë se Hashimi është i vetmi që 'zgërdhihet' ndër të gjithë të tjerët që po dëgjojnë e shikojnë Macron me vëmendje sepse, sigurisht që e kuptojnë më mirë (ma merr mendja se ka qenë tuj folë anglisht), kurse Ramushi bie në sy apo veçohet në këtë përbërje nga se, është i vetmi në tavolinë tuj pi venë apo shampanjë e tuj e mbërthy gotën me tanë grushtin thu ti, po don me ja nxerë shpirtin”, ka shkruar Spahija, përcjellë “Kosova Sot”.

Postimi i plotë:

KOKTEJI I BERLINIT

Një fotografi të cilës ia vlenë t'i bëhet një (psiko)analizë, veçmas veprimeve të Hashimit dhe Ramushit në tavolinën kryesore të kokteit të mirëseardhjes për delegacionet mysafire në Samitin e Berlinit, ku veç nikoqirëve Merkel e Macron janë dy serbë dhe katër shqiptarë. 

Në krahun e djathtë të kancelares gjermane është kryeministrja serbe Brnabië kurse në krahun e saj të majtë është kryetari serb Vuëië pas të cili rrin presidenti francez Macron duke krijuar kështu simbolikisht katërshen kryesore të kësaj koktej-tavoline sepse në ngjarje të rëndësishme si kjo e djeshmja në Berlin, çdo gjë bëhet e planifikuar dhe shumëçka ndodhë për të përcjellë mesazhe simbolike tek publiku dhe tek të pranishmit. Pastaj pas presidentit francez rradhiten shqiptarët me Ramën në fillim për të vazhduar me Hashimin, Bexhetin në rrolin e tamponit dhe Ramushin në fund. 

Nëse i shikojmë me vëmendje veprimet apo gjendjen e dy prijësave politikë kosovarë në këtë tavolinë atëherë vërejmë se Hashimi është i vetmi që 'zgërdhihet' ndër të gjithë të tjerët që po dëgjojnë e shikojnë Macron me vëmendje sepse, sigurisht që e kuptojnë më mirë (ma merr mendja se ka qenë tuj folë anglisht), kurse Ramushi bie në sy apo veçohet në këtë përbërje nga se, është i vetmi në tavolinë tuj pi venë apo shampanjë e tuj e mbërthy gotën me tanë grushtin thu ti, po don me ja nxerë shpirtin. 

Për gjërat tjera se si ka shku Samiti para darke, pas darke apo gjatë punimeve zyrtare dhe çka kanë deklaruar akterët e tij, veçmas ata shqiptarë, le të përkujdesen tani analistat tanë ma të "mirët" në botë. E kanë krejt majin në dispozicion e ndoshta edhe krejt qershorin sepse pastaj vjen vera e "narodi" e ka mendjen qysh me i gjetë hua do euro e me shku me "u pjekë si n'helli" në plazhet e Ulqinit e të 'nanës' Shqipëri...

Eh, tek n'vjeshtë na bjen ndërmend prap, për politikanët zhvatës e të koruptuem dhe rinisin besa edhe punimet në parlamentin ma analfabet që Kosova e ka përjetu ndonjëherë!

(Kosova Sot)