Zbulohet misteri i avionit të vendosur në mes të plazhit të njohur në jug të Shqipërisë

  • 30 April 2019 - 19:50
Zbulohet misteri i avionit të vendosur në mes të plazhit të njohur në jug të Shqipërisë

Policia ka reaguar në lidhje me avionin misterioz të vendosur në brigjet e plazhit të Drimadhës në jug të vendit.

Objekti tërhoqi mjaft vëmendje në rrjetet sociale dhe shumë shpejt u pasqyrua në media, çka ka bërë që dhe policia të japë një deklaratë në lidhje me avionin. Autoritetet në Vlorë deklarojnë se avioni është vendosur nga pronari i një hoteli aty pranë thjesht për qëllime turizmi. Objekti nuk është funksional (nuk ka motor) dhe qëndron i fiksuar thjesht si një atraksion për foto.

 

(Kosova Sot)