Humb jetën nën rrotat e trenit shqiptari 17 vjeçar

  • 30 April 2019 - 22:49
 Humb jetën nën rrotat e trenit shqiptari 17 vjeçar

Në mëngjesin e të premtes që kaloi, në binarët e trenit në Oberglatt të Cyrihut është gjetur trupi i pajetë i një të riu. Më vonë është konstatuar se bëhet fjalë për shqiptarin 17 vjeçar, Rinor Bunjaku nga Rümlangu i Cyrihut.

Siç merr vesh albinfo.ch nga burimet e afërta me familjen Bunjaku, ende nuk dihen rrethanat e sakta të aksidentit. Dihet vetëm se djaloshi është goditur nga treni dhe është gjetur i vdekur në mëngjesin e premtes, shprehet burimi.

Familja Bunjaku bën të ditur se Rinori i ndjerë do të varroset të premten, më 3 maj në orën 13.00 në varrezën “Friedhof Chilisbaum”, Ifangstrasse 100 në Rümlang.

(Kosova Sot)