Të mërkurën ndalohet qarkullimi i makinave në rrugën që shpie në Parkun e Gërmisë

  • 30 prill 2019 - 23:30
Të mërkurën ndalohet qarkullimi i makinave në rrugën që shpie në Parkun e Gërmisë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër me rastin e 1 Majit, do të ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve në rrugën që shpie për në Parkun e Gërmisë, përveç autobusëve të Trafikut Urban të linjës 4, Policisë, KFOR’it, EULEX’i dhe automjeteve tjera emergjente.

Njoftimi i plotë i Komunës së Prishtinës:

Nesër, më 1 maj do të ndalohet  qarkullimi i të gjitha automjeteve, përveç autobusëve të NPL “Trafiku lJrban”, linja 4, automjeteve të Policisë së Kosovës, të KFOR-it, të EULEX-it, të Ndërmarrjes “Hortikultura”, të KRM “Pastrimi”, të Drejtorisë së  Inspeksionit dhe automjeteve emergjente, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Punës – 1 Maji.

Ndalesa do të vlejë për rrugët në drejtim të Parkut “Gërmia”, ndërsa linja 5 e transportit publik do të punojë sipas itinerarit dhe orarit të rregullt deri në Sofali.

Pika përfundimtare për lëvizjen e automjeteve, përveç banorëve të lagjeve: “Normale”, “Sofilia”, “Tauk-Bahçe” dhe restoranteve – villa “Germia” , “Freskia” dhe “Lira” , do të jetë kryqëzimi i rrugëve “1 Tetori” – “Nazim Gafurri” dhe “Ymer Lutfi Paqarizi”;

– Kryqëzimi i rrugëve “Nazim Gafurri” – “Xhavit Ahmeti” dhe “Dr. Lec Gradica”;

– Kryqëzimi i rrugëve “Dr. Shpëtim Robaj” me atë të Sofalisë, në drejtim të pishinës dhe parkut “Gërmia”.

Transporti publik i qytetarëve për në parkun “Gërmia” deri te pishina, do të bëhet ekskluzivisht me autobusë të NPL “Trafiku Urban”, linja 4.

Inspektoret përgjegjës të Drejtorisë së Inspeksionit gjatë ditës do të:

– parandalojnë shërbyesit e paautorizuar që të bëjnë shitjen –  shërbimin ndaj qytetarëve;

– organizojnë kujdestari, me qëllim të ruajtjes së ambientit (përdorimin e zjarreve për destinime të ndryshme), si dhe hedhjen e mbeturinave në vende të caktuara.

(Kosova Sot)