Tragjedi në Zvicër, shqiptari gjendet i vdekur nën shinat e trenit

  • 01 May 2019 - 08:37
Tragjedi në Zvicër, shqiptari gjendet i vdekur nën shinat e trenit

Një i ri shqiptar ka gjetur vdekjen në një aksident hekururdhor.

Trupi i të riut u gjet mëngjesin e së premtes që kaloi, në binarët e trenit në Oberglatt të Zyrihut.

Viktima është identifikuar më pas si 17-vjeçari shqiptar, Rinor Bunjaku banues në Rümlangu Zyrih.

Nga burimet e afërta me familjen Bunjaku, ende nuk dihen rrethanat e sakta të aksidentit. Dihet vetëm se djaloshi është goditur nga treni dhe është gjetur i vdekur në mëngjesin e premtes.

(Kosova Sot)