Vetura futet në qendrën tregtare, lëndohen 9 persona

  • 01 May 2019 - 08:44
Vetura futet në qendrën tregtare, lëndohen 9 persona

Drejtuesi i një mjeti tip “Benz Mercedesi SUV” ka humbur kontrollin duke u futur në qendrën tregtare Galeria Kaufhof, në Hamburg, paraditen e e sotme rreth orës 10:35.

Sipas mediave gjermane të plagosur kanë mbetur 9 persona, ndërsa autori i aksidentit është një burrë 85-vjeçar.

Sikurse duket edhe nga video makina kaloi nëpër departamentin e çantave, theu kangjellat dhe ndaloi pranë shkallëve elektrike.

Fatmirësisht makina u ndal, në të kundërt do kishte rënë një kat më poshtë.

Një dëshmitar nga vendngjarja tha: “Një grua që ishte për pazar vetëm vrapoi, duke bërtitur: Dilni jashtë, dilni jashtë, dilni jashtë, kush e di se çfarë ka gjithçka.” 

Ndërsa zëdhënësi i Departamentit të zjarrëfikësevet Martin Schneider tha: “Shoferi u plagos lehtë në krahun e tij. Ai u dërgua në spital me një ambulancë.”

Të plagosura kanë mbetur gjithashtu edhe dy gra, të cilat pësuan tronditje dhe morën trajtim mjekësor.

Policia është duke vijuar hetimet, ndërsa grupet e shpëtimit janë në detyrë.

(Kosova Sot)