Sulmi me thikë ndaj mësueses, Këshilli i Prindërve e quan akt jonjerëzor

  • 01 May 2019 - 09:42
Sulmi me thikë ndaj mësueses, Këshilli i Prindërve e quan akt jonjerëzor

Këshilli i Prindërve të Komunës së Prishtinës ka reaguar për rastin e djeshëm ku një mësimdhënëse është sulmuar me thikë.

Mësimdhënësja në fjalë dyshohet se është sulmuar nga prindi i një nxënësi, të cilit ajo i jep mësim

Rasti ka ndodhur në shkollën “7 Marsi” në Prishtinë.

Ndërkaq, në reagimin e tyre, Këshilli i Prindërve këtë akt e ka quajtur jonjerëzor.

Ky është reagimi i plotë:

Këshilli i Prindërve i Komunës së Prishtinës shpreh keqardhjen më të thellë për sulmin fizik që i është bërë mësueses së shkollës “7 Marsi” në Prishtinë.

Njëkohësisht e dënojmë ashpër këtë akt të pashembullt e jonjerëzor. Nuk ka asnjë justifikim që mund të arsyetojë një veprim të tillë.

Në emër të prindërve të Kryeqytetit i urojmë shërim të shpejtë mësueses! 

(Kosova Sot)