Malishevë: Djali e rrah nënën e bën për spital

  • 01 May 2019 - 10:34
Malishevë: Djali e rrah nënën e bën për spital

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje ka arrestuar në Malishevë një person pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“I dyshuari mashkull K-Shqiptar është shoqëruar në stacionin policor, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot)