Mitrovicë: Arrestohet i mituri, ngacmoi seksualisht një vajzë

  • 01 May 2019 - 10:38
Mitrovicë: Arrestohet i mituri, ngacmoi seksualisht një vajzë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar mbrëmë një të mitur pasi që i njëjti kishte ngacmuar seksualisht viktimën rome e mitur, raporton Gazeta Express.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe shkon në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull K-Rom pasi që i njëjti kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër K-Rome e mitur. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot)