Thaçi e demanton Haradinajn për taksën: Ishim unikë në Berlin

  • 01 May 2019 - 12:20
Thaçi e demanton Haradinajn për taksën: Ishim unikë në Berlin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë për media ka demantuar kryeministrin Ramush Haradinaj që dje në një intervistë ekskluzive nga Berlini për Gazetën Express tha se pati presion nga Thaçi për heqje të taksës.

Sipas presidentit Hashim Thaçi në Berlin delegacioni kosovar ka shkuar me një qëndrim dhe ai ishte që taksa të vazhdojë të mbetet në fuqi

“Ne kemi prezantuar një qëndrim, jo pa qëllim përmenda edhe çështja që i kam prezantuar si fund, që dalin nga platforma e parlamentit të Kosovës, qëndrimet tona ishin shumë të qarta sa i përket të gjitha çështjeve edhe sa i përket fokusit tonë shumë të rëndësishëm. Fokusi ynë kryesor ka qenë si të bindet kancelarja Merkel e presidenti Macron për mbështetje për vizat. Ne i kemi plotësuar të gjitha kriteret pse Kosova mbesin më të ndëshkuarit dhe më të diskriminuarit”, shtoi ai.

Kjo sipas Thacit u bë e qartë në tri fjalimet që ai i mbajti në Berlin.

“Sa i përket taksës kemi qenë shumë të qartë në tri fjalime që i kam mbajtur është e drejtë legjitime e Kosovës dhe do të mbetet në fuqi”, përfundoi Thaçi.

(Kosova Sot)