19 studentë vrasin vetën pasi bien në provime

  • 01 May 2019 - 13:17
19 studentë vrasin vetën pasi bien në provime

Nëntëmbëdhjetë studentë kanë marrë jetët e tyre në shtetin e Indisë. Kjo pasi që dolën rezultatet e testeve të prillit, shkruan CNN.

Qindra prindër kanë protestuar evaluimin e këtyre provimeve, që kanë rezultuar me nota të gabueshme për studentët. Këto provime të studentëve në klasën e 12’të janë shumë të rëndësishme për pranimet në universitete.

Disa studentë kanë thënë që ata kanë qenë prezent në provim por aty ju është shkruar që kanë munguar gabimisht. Dhe në këtë mënyrë ata kanë marrë zero pikë.

Prindërit kanë fajësuar departamentin për edukim të ulët në Indi, si dhe qeverinë e shtetit të Telaganës.

Departamenti kishte kontraktuar një firmë nga jashtë që të i evaluonte provimet. Firma Globarena, nuk ka pranuar të u përgjigjet pyetjeve rreth kësaj çështje.

Ekspertët kanë kritikuar sistemin edukativ të Indisë. Ata thonë që studentët janë në presion të vazhdueshëm për mbërritjen e normave për pranime në universitete. Qindra të rinjë indian vrasin vetën çdo vitë. Vetëm në vitin 2015 kishte 9 mijë vetëvrasje në këtë shtet.

(Kosova Sot)