Julian Assange dënohet me 50 javë burgim, disa ditë para vendimit për ekstradim

  • 01 May 2019 - 14:03
Julian Assange dënohet me 50 javë burgim, disa ditë para vendimit për ekstradim

Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange është dënuar me 50 javë burgim për arsye të mos paraqitjes para gjykatës britanike dhe fshehjes në ambasadën e Ekuadorit në Britani të Madhe, shkruan Fox News.

Ky lajm vjen vetëm dy ditë përpara marrjes së vendimit rreth ekstradimit të tij në SHBA.

Gjatë dhënies së vendimit të gjykatës në Southwark, pati protesta rpër lirim të Assange. Protestuesit patën komente edhe për gjykatësin e çështjes duke i thënë ‘’turp për ty”.

Assange mori azil në ambasadën e Ekuadorit në vitin 2012 pasi kishte frikë mos ekstradohej në Suedi, ku do të përballej me akuza për dhunim dhe sulm seksual.

Assange i ka dërguar një letër gjykatësit duke i kërkuar falje. Ai ka cekur rrethanat e vështira me të cilat është përballur gjatë asaj kohe si arsye të mos paraqitjes në gjytkatë.

Assange ishte arrestuar me 11 prill kur i ishte revokuar azili në ambasdën ekuadoriane. Forcat policore britanike u futën brenda ambasadës për të arrestuar atë me leje të ambasadorit ekuadorian.

(Kosova Sot)