Vazhdojnë sulmet në Siri, 3 të vdekur

  • 01 May 2019 - 18:27
Vazhdojnë sulmet në Siri, 3 të vdekur

Sulmet ajrore dhe granatimet gjatë natës kishin për objektiv qytetet e Idlibit, Termela, Keferin dhe Mintar, si dhe fshatrat e krahinës Hama.

re civilë kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur gjatë sulmet të regjimit të Bashar Al Asadit në vendbanimet e zonave veriore të de-eskalimit në Siri, theksuan burimet lokale.

Sulmet ajrore dhe granatimet gjatë natës kishin për objektiv qytetet e Idlibit, Termela, Keferin dhe Mintar, si dhe fshatrat e krahinës Hama të Kafrnabuda, Al-Sahir, Al-Inkawi, Al-Tuëeina, Al-Hamra, Al-Hawash, Al-Hawija dhe Al- Huwaiz. 

Forcat e regjimit gjithashtu sulmuan rajonet Rashidin dhe Khan Al-Asal në krahinën e Halepit, theksuan burimet. 

Sipas burimeve të agjencisë së mbrojtjes civile Helmetat e Bardhë, dy civilë humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën në Kafrnabuda. 

Një civil tjetër humbi jetën dhe katër të tjerë u plagosën në Rashidin dhe Khan Al-Asal të Halepit. 

Shtatorin e kaluar, Turqia dhe Rusia ranë dakord të kthejnë Idlibin në një zonë të deeskalimit në të cilën veprimet e agresionit do të ishin rreptësisht të ndaluara.

(Kosova Sot)