Gjyshi që refuzoi kimioterapinë kundër kancerit jetoi 102 vjet

  • 01 May 2019 - 18:42
Gjyshi që refuzoi kimioterapinë kundër kancerit jetoi 102 vjet

Kur Stamatis Moraitis, veterani grek i luftës, në vitin 1976 ishte diagnostikuar nga kanceri i pashërueshëm i mushkërive dhe u pajtua me faktin se do të vdiste. Askujt nuk do t'i kishte shkuar mendja se ai do të shërohej. Gjatë muajve në vijim, filloi të ndihej më i fortë. Filloi të punonte në bahçe, pa pasur shpresë se do t'i hante ato pemë dhe perime. Por, ai kënaqej duke qëndruar në ajër të freskët dhe në diell, pranë bregdetit. Kaluan gjashtë muaj, por Moraitis nuk vdiq.

Luante domino deri pas mesnate

Në vend që të vdiste, i hëngri perimet që i kishte mbjellë, filloi të punonte në vresht, zgjohej herët dhe gjatë tërë kohës qëndronte në natyrë. Hante ushqime nga bahçja e vet. Në mbrëmje shkonte në kafene, ku luante domino deri pas mesnate. Vitet kalonin, e ai ndihej gjithnjë e më i fortë. Pas 40 vjetësh vendosi që të shkonte në spital, t'i kërkonte ata mjekët që i kishin thënë se do të vdiste, por mori vesh që të gjithë ata kishin vdekur. 

U kthye në ishullin ku jetonte

Moraitis vdiq në moshën 102- vjeçare, i lumtur dhe i shëndoshë. Vdiq nga pleqëria. Në vitin 1976 nëntë mjekë të ndryshëm i kishin thënë se vuante nga kanceri dhe duhej t'i nënshtrohej kimioterapisë. Ai e kishte refuzuar këtë dhe ishte kthyer në ishullin ku jetonte, në Ikaria. Mjekët kanë arritur deri te përfundimi se ajri i pastër, dieta mesdhetare, e karakterizuar nga vaji i ullirit, sallatat, karbohidratet, buka integrale, si dhe jeta me miq, kishin ndikuar që ai të shërohej nga kanceri. Përndryshe, banorët e këtij ishulli nuk dinë për kancer, e as për sëmundje të zemrës.

(Kosova Sot)