Hamza tregon a do të kandidojë për kryetar të Mitrovicës

  • 01 May 2019 - 20:35
Hamza tregon a do të kandidojë për kryetar të Mitrovicës

Ministri i Financave, Bedri Hamza është zgjedhur kryetar i degës së PDK-së në Mitrovicë. Ai në një intervistë për Rubikon të KTV-së tha ndonëse është herët të flitet, nuk e përjashton mundësinë e kandidimit për kryetar të këtij qyteti.

“Unë nuk e përjashtova si mundësi mirëpo e thashë që është shumë herët me fol për këtë çështje sepse në çfarëdo forme zgjedhjet nacionale edhe në aspektin ligjor dhe kushtetues, në supozimin se kjo qeveri do të shkojë deri në fund të mandatin, zgjedhjet nacionale i paraprijnë atyre lokale”, ka thënë Hamza. Ai ka mohuar të ketë pasur problem gjatë zgjedhjeve të brendshme të PDK-së në komuna, veçanërisht atë të Mitrovicës.

“Po e them me përgjegjësi, asnjë fjalë që është pak ma ë rëndë nuk e kam dëgju gjatë këtij procesi. Ka qenë një proces shumë fer, shumë transparent, po garues, ka pas raste kur dy miq të mirë kanë garuar dhe në fund të procesit ia kanë dhënë dorën njëri-tjetrit”, ka thënë ai.

(Kosova Sot)