Dorëhiqet kreu i policisë sekrete

  • 01 May 2019 - 20:36
Dorëhiqet kreu i policisë sekrete

Manuel Ricardo Cristopher Figuera i cili ishte në krye të policisë sekrete të Venezuelës, është larguar nga rrethi ngushtë i presidentit Nicolas Maduro, ndërsa shteti ka hyrë në ditën e dytë të trazirave.

Lideri i opozitës Juan Guaido, ka bërë një përpjekje për ta rrëzuar qeverinë dhe organizoi protesta të mëdha në rrugë, që kanë marrë edhe vëmendjen e administratës së presidentit Donald Trump.

Se rrethi i ngushtë i Maduros është duke u thyer, tregon fakti se është dorëhequr kreu i policisë sekrete i cili shkëputi lidhjen me presidentin.

Dorëheqjen e tij e ka shprehur përmes një letre të drejtuar popullit venezuelian, Figuera ka shkruar se deri më tani i bindej udhëheqësit Maduro, por se tani është koha që të ‘rindërtohet shteti’.

“Ka ardhur koha, që ne të shikojmë një formë ndryshe për të bërë politikë. Shërbyesit e lartë shtetërorë, janë pasuruar së tepërmi dhe korupsionin e praktikojnë si sport” ka shkruar Figuera.

Letra që po qarkullon në rrjetet sociale, është hulumtuar nga një ekspert në Shtete e Bashkuara, që ka konfirmuar se ai është autori që e ka shkruar.

(Kosova Sot)