'Rama edhe po të dojë nuk del nga politika…njëlloj si prostitutat në shtëpitë publike'

  • 01 May 2019 - 22:03
'Rama edhe po të dojë nuk del nga politika…njëlloj si prostitutat në shtëpitë publike'

Nuk ka një kufi të qartë mes krimit dhe politikës në Shqipëri. Të paktën këtë mendon analisti Kim Mehmeti i cili ka deklaruar se e sheh kryeministrin e vendit si aa burrështetasit që janë kthyer në prostituta të shtëpive publike.

Mehmeti sulmoi Ramën dhe politikët shqiptarë duke i krahasuar me prostituta që janë në dorë të një “pronari”.

Kim Mehmeti: Kryeministri i Shqipërisë edhe të dojë nuk del nga politika sepse shumë nga burrështetasit tanë janë si ato prostitutat në shtëpinë publike. Dalja e tyre nga aty nuk varet nga dëshira e tyre, por kur do të vendosë ai pronari që ti japë lejë. Ai e bën kur e shikon që nuk ka dobi ndaj tyre. Andaj ajo që është më e çuditshme, është se aq shumë janë përzierë gjërat saqë nuk mund ta kuptoni në Shqipëri sa politika e drejton krimin, apo krimi e ka kapur peng politikën. Kur këto gjera e humbasin kufirin, atëherë aty nuk keni më shtet, po keni banda që e konsideron popullin si argat të vetë që një herë në 4 vjet të japin votat dhe këtu përfundon gjithë forca e qytetarit.

(Kosova Sot)