Sekretari i Mbrojtjes shkarkohet nga detyra

  • 01 May 2019 - 23:51
Sekretari i Mbrojtjes  shkarkohet nga detyra

Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May ka shkarkuar nga detyra Sekretarin e Mbrojtjes, Gavin Williamson. Njoftimi për shkarkimin e tij erdhi në një takim të nivelit të lartë  të Këshillit Kombëtar të Sigurisë.

Sipas mediave britanike shkarkimi i Williamson erdhi për shkak se May kishte humbur besimin në aftësistë e tij për të shërbyer në këtë pozicion. Zëvendësi i tij mësohet se do të jetë Penny Mordaunt.



Nga ana tjetër shkakrimi i Williamson thuhet se vjen pas një hetimi mbi raportet për të lejuar kompaninë “Huawei” që të përdori ndërtimin e rrjetit të ri 5G të interrnetit në Mbretërinë e Bashkuar.  Z. Williamson, i cili ka qenë sekretar i mbrojtjes që nga viti 2017, ka mohuar kategorikisht  rrjedhjen e informacionit.

Në një takim me z. Williamson të mërkurën në mbrëmje, Theresa May i tha atij se kishte informata që siguronin “prova bindëse” se ai ishte përgjegjës për zbulimin e paautorizuar.

(Kosova Sot)