Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë

  • 02 May 2019 - 07:30
Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë

UP dhe IASFeS organizojnë konferencën ndërkombëtare NETTIES me temën “Promovimi dhe inovacioni dhe ICT në Progresin e rritjes ekonomike dhe zhvillimit të vendit”. (Fakulteti i Edukimit, Universiteti i Prishtinës, ora 9.00)

Grupi i Specialistëve të Stomatologjisë protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë. (Ora 09:30)

Mbahet Programi Orientues i Sigurisë për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat në veri. (Hotel ‘Sirius’, salla Andromeda, kati i dytë, ora 10.00) 

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media shqyrton raportin vjetor të RTK-së për 2018 dhe draft-ligjin për Kuvendin e Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, Salla N 225, ora 10.00)

Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës.(Ndërtesa e Qeverisë, ora 11.00)

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, raporton para Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike. (Kuvendi i Kosovës, Salla C 203, ora 11.00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë takim me drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shpend Maxhuni. (Kuvendi i Kosovës, Salla N 10, ora 11.00)

Ministri i MMPH-së Fatmir Matoshi, raporton para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor lidhur me hidrocentralet dhe problemet tjera mjedisore. (Kuvendi i Kosovës, Salla N 303, ora 12.00)

Organizata gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe Fondacioni Friedrich Ebert në Kosovë organizojnë konferencën me temën “Arsimi dhe orientimi profesional janë politikë ekonomike”. (Instituti i Historisë, rruga ‘Eqrem Çabej’ nr. 11 Prishtinë, ora 12.00) 

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e 20-vjetorit të masakrës në fshatin Studime të Vushtrrisë dhe bën homazhe në Kompleksin Memorial te varrezat e 117 martirëve. (Kompleksi Memorial në Studime, Vushtrri, ora 13.00) 

Komisioni Ad-hoc për hartimin e Projekt-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë shqyrton draft-rezolutën për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë të shkaktuara nga ana e ish-regjimit shtetëror serb. (Kuvendi i Kosovës, Salla N 303, ora 14.00)

MTI përuron tunelin e rinovuar në hyrje të Mitrovicës. (Ora 14.00)

Hapet Panairi i automjeteve “Prishtina International  Autoshow”. (Salla e Panaireve në Shkabaj, ora 15.00)

(Kosova Sot)