Sot protestojnë specialistët e stomatologjisë

  • 02 May 2019 - 08:15
Sot protestojnë specialistët e stomatologjisë

Grupi i Specialistëve të Stomatologjisë ka njoftuar se sot duke filluar nga ora 09:30, do të protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas njoftimit, arsyeja e protestës është e njëjtë, mos punësimi i tyre në institucionet publike shëndetësore, gjegjësisht Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare, Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Poliklinikat Shëndetësore.

(Kosova Sot)