Një serb tenton ta kalojë ilegalisht kufirin

  • 02 May 2019 - 09:29
Një serb tenton ta kalojë ilegalisht kufirin

Të mërkurën një person i nacionalitetit serb ka tentuar ta kalojë ilegalisht kufirin.

“Në Zubin Potok është raportuar se i dyshuari mashkull serb është takuar me kamionin  e tij duke kaluar ilegalisht kufirin Kosovë-Serbi”, thuhet në raportin policor.

Një grup qytetarësh kanë bllokuar  aksin rrugor duke penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare.

Policia nuk ka dhënë më shumë detaje për këtë rast.

(Kosova Sot)