Lajm fantastik për qytetarët e Prishtinës që i urrejnë fletushkat para dyerve

  • 02 May 2019 - 09:59
Lajm fantastik për qytetarët e Prishtinës që i urrejnë fletushkat para dyerve

Kushdo që jeton nëpër ndërtesa i ka rënë të shoh para hyrjeve kolektive, derës së banesës, por edhe tek veturat e tyre  fletushka të ndryshme të kompanive që reklamojnë produktet e tyre.

Por këto bizneset nga sot duhet të kenë kujdes se nëse veprojnë njëjtë do të gjobiten me të holla.

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka njoftuar se nga sot nuk do të lejojnë asnjë biznes që të bëjë shpërndarjen e fletushkave reklamuese nëpër rrugë, vetura, hyrje kolektive e të tjera.

Çdo kompani që do të vazhdojë të shpërndaj fletushka do të gjobitet me nga 90 euro.

“Që nga sot çdo biznes që hedh fletushka ose flyers në një lokacion në qytet, do të dënohet me 90€”, tha Tahiri, përmes një postimi në Facebook.

Ndryshe, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ditë më parë ka deklaruar se ky vendim është marrë me qëllim të ruajtjes së ambientit.

(Kosova Sot)