Shpërthen Kelmendi,takimi i Berlinit rrëzoi opsionin serbo-ruso-francez për kufijtë

  • 02 May 2019 - 10:41
Shpërthen Kelmendi,takimi i Berlinit rrëzoi opsionin serbo-ruso-francez për kufijtë

Analisti politik dhe prof. Universitar Muhamet Kelmendi, duke i bërë një vlerësim Samitit të liderëve të Ballkanit në Berlin, nën udhëheqjen e z. Merkel, ka thënë se në këtë takim të parë i është dhënë një grusht i madh idesë për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë nëpërmes procesit të ndryshimit- korrigjimit të kufijve.

Image
Muhamet Kelmendi

Sado që sipas Kelmendit, takimi tregoi se në kuadër të politikës së BE-së dhe të Kosovës dhe të Shqipërisë për Kosovën ka qëndrime të ndryshme, aty mbizotëroi qëndrimi këmbëngulës gjerman që kundërshton idenë e ndarjes apo të korrigjimit.

“Dua këtu të ndaj disa pikëpamje shumë kontradiktore që u shfaqën në takim dhe që natyrisht tash janë të ditura. Së pari, u tregua se nuk ka unitet midis z. Makron dhe z. Merkel mbi zgjidhjen e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Z. Makron u pa se ishte nervoz. Në takime tregonte afërsinë dhe distancën me politikan dhe krejtë kjo u shprehë edhe në qëndrime, ndonëse konkluzat dolën të përbashkëta.

Në fakt z. Makron edhe në Berlin tregoi se është për një marrëveshje ku do të dakordohen palët. Me këtë dmth. se domosdo duhet të e bëhet korrigjimi i kufijve, sepse shteti serb po tregon se vetëm duke fituar territor pajtohet me Kosovën. Kundër pikëpamjeve të tilla doli dhe ishte qartë z. Merkel. Ajo kërkoi marrëveshje gjithëpërfshirëse brenda kufijve aktual pa ndryshime. Ky qëndrim edhe korri sukses në takim”, vlerëson prof. Muhamet Kelmendi. Sidoqoftë, sipas Kelemendit, me këtë, nuk do të thotë se z. Makron, i përkrahur edhe nga shtetet tjera, sidomos Italia, Austria e Rusia nuk do të bëjë presion për ndryshimin e kufijeve për marrëveshje.

Prof. Kelmendi thotë për "Kosova Sot Online"gjykon qëndrimin e presidentit Thaçi në këtë takim që sipas tij ishte nervoz duke u treguar krejtësisht i pa akorduar si ekip me kreun e qeverisë sa i takon çështjes së taksës, nga e cila , në konferencën publike për shtyp, po provon tani të fiton politikisht edhe suke e mbështetur atë me qëndrimin e tij deri tash kontravers.

“Ishte qëndrimi dhe sjellja jo normale e z. Thaçi. Ky që në ditën e takimit u tregua shumë nervoz, si person që nuk beson në takim dhe e tërë kjo u tregua në tri konferenca për shtyp që i organizoi z. Thaçi pas takimit.

Në të tri konferenca doli kundër takimit dhe vetë në konference, sikundër bëhet e ditur, sulmoi ashpër z. Kryeministër për taksen. E dëmshme dhe jo njerëzore e tij është pastaj dalja me qëndrim në konferencë për taksë, madje edhe duke treguar budallakin e vetë të naivitetit fëmijnor, se z. Hoxhaj dhe Veseli e vendosen taksën.

Duke parë se takimi nuk e hoqi taksën dhe se u pajtua me gjendjen dhe me qëndrimi e z. Ramush Haradinaj, doli i madhi Thaçi me idenë kundër kushtëzimit nga Serbia për bisedime”, ka pohuar Muhamet Kelmendi për "Kosova Sot Online".

Sipas Kelmendit, Thaçi po bënë politikë kundër Haradinajt, pas samitit të Berlinit, edhe me qëndrimin e tij për luginën e Preshevës. “Në konferenca gjithashtu e mbështeti edhe bashkimin e Preshevës e të Bujanovcit dhe të Medvegjës me Kosovën. Aludoi se z. Haradinaj po e pengon atë bashkim e marifete të tjera.

Është anomali të aludohet se z. Haradinaj është kundër bashkimit të Luginës me Kosovën. Ai si shumë të tjerë e dëshiron këtë, por jo duke e shkatërruar hapësirën aktuale të shtetit të Kosovës, sikundër dolën parimet e bisedimeve Thaci-Vucic, ku mbi 1/4 e Kosovës bashkohet me Serbinë”, thotë analisti Muhamet Kelmendi për "Kosova Sot Online".

Ai thotë se për dallim nga Hashim Thaçi, z. Haradinaj kërkon njohje të shtetit nga Serbia dhe mbi bazën shtetit, sikundër edhe në raportet tjera, sipas të drejtës ndërkombëtare.

Kelmendi po ashtu e ka kritikuar edhe qëndrimin e kryeministrit Edi Rama i cili po ashtu vazhdon të jetë i pozicionuar akoma në krahun e Hashim Thaçit. “Së treti, është vija politike e Edi Ramës. Ky njeri ende nuk e ka kuptuar ose nuk donë të marr vesh se pa njohje reciproke nuk mund të bëhet asnjë marrëveshje.

Taksa është thjeshtë rezultat i Hashim Thaçit dhe të Edi Rames. Qëndrimet e tyre për ndërrim të territoreve midis Serbisë dhe Kosovës në dëm të shtetit tonë kanë detyruar z. Haradinaj të qëndroi i patundur në taksën e tillë”, theksoi Muhamet Kelmendi për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)