Ky vend evropian ju paguan 5 mijë euro nëse blini shtëpi

  • 02 May 2019 - 10:48
Ky vend evropian ju paguan 5 mijë euro nëse blini shtëpi

Shumë prej këtyre pronave janë shtëpi guri që kanë një histori të madhe, por kohët e fundit janë shkatërruar

Shumë vende evropiane po përballen me fenomenin e plakjes së popullsisë dhe largimit të të rinjve drejt qyteteve të mëdha.

Me këtë problem po përballet edhe Aisne, që shtrihet në rajonin Hauts-de-France, dikur të njohur si Picardie, raportojnë mediat e huaja.

Ky rajon u ofron njerëzve ndihmë për t’i rindërtuar ndërtesat e vjetra ose për t’i rinovuar, duke u ofruar 5 mijë euro, shkruan albinfo.ch.

Ideja është që këto vende të ringjallen dhe të banohen me familjarë. Por, si në çdo vend, edhe shpërngulja në këtë vend dhe marrja e 5 mijë eurove, ka disa kushte, përcjell tutje albinfo.ch.

Ju duhet të rinovoni objektet që janë të mbuluara nga ky program. Përveç kësaj ju do të nënshkruani një marrëveshje, ku do të qëndroni në komunë për pesë vjet. Nëse largoheni për një vit, do të duhet t’i ktheni 1 mijë euro.

Shumë prej këtyre pronave janë shtëpi guri që kanë një histori të madhe, por kohët e fundit janë shkatërruar.

Prioriteti i autoriteteve është rivendosja e jetës në ndërtesat e vjetra, dhe jo vetëm për të rritur numrin e banorëve – thotë krijuesi i kësaj ideje.

(Kosova Sot Online)