Parashikimi i rradhës: Ja se si Thaçi mund ta rrëzoj Haradinajn!

  • 02 May 2019 - 11:06
Parashikimi i rradhës: Ja se si Thaçi mund ta rrëzoj Haradinajn!

Duke parë daljen publike me qëndrime të ndryshme nga dy krerët e shtetit, presidenti Thaçi dhe Kryeministri Hradinaj, përplasjet dhe akuzat që filluan mes tyre, gjatë dhe pas Samitit të Berlinit, analisti politik Faik Krasniqi thotë për "Kosova Sot Online" se kjo situatë tregon se të dy krerët e shtetit janë në "luftë" personale dhe kjo përplasje mundë të shkon deri atje sa që edhe ta rrëzoj Thaçi Haradinajn nga pushteti nëpërmes PDK-se, ndonëse në këtë rast PDK-ja do jetë humbësi kryesor.

Sipas Krasniqit tani më në skenën politike Kosovare po rikthehet "lufta" mes Thaçit dhe Haradinajt dhe cila mund të jetë arsyeja vetëm tek lufta personale për pushtet.

“Në Kosovë kemi të bëjmë me një klasë politike që interesi i tyre personal është më i rëndësishëm se interesi kombëtar e shtetëror.

Një gjë e tillë u pa edhe gjatë Samitit të Berlinit, ku presidenti Thaçi bënte presion të pa parë ndaj kryeministrit Haradinaj për heqjen e taksës ndaj Serbisë. Që do të thotë se përqarësi më i madh dhe njeriu që punon kundër interesave të shtetit, ka vetëm një emër dhe ai është Hashim Thaçi. Për deri sa ky njeri është në skenën politike, Kosova s'do të shoh kurrë diell me sy. Ky njeri është fatziu i Kosovës.

Thaçi s'do ta duronte kurrë Haradinaj në postin e kryeministrit, sepse i është bërë pengesë për realizimin e planeve të tijë djallëzore për ndarjen e Kosovës, por nëse PDK e rrëzon Haradinaj nga pushteti dhe vendi shkon në zgjedhje, PDK është e vetëdijshme që do të pësonte debakël”, tha Krasniqi për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)