Detaje të reja nga grabitja në Rinas, Krimet e Rënda kërkojnë ndalimin e 5 pjesëtarëve të ICTS

  • 02 May 2019 - 11:28
Detaje të reja nga grabitja në Rinas, Krimet e Rënda kërkojnë ndalimin e 5 pjesëtarëve të ICTS

Gjykata e Krimeve të Rënda ka kërkuar ndalimin e 5 personave pjesëtarë ICTS (kompania e sigurisë në Aeroport)  dhe bankave, lidhur me grabitjen e 9 Prillit në Rinas.

Këto urdhra ndalimi kërkohen, pasi 5 personat kanë shpërdoruar detyrën.

Tre banka i kanë kthyer përgjigje Prokurorisë dhe kanë konfirmuar shumat të cilat ato do të transportonin drejt Austrisë ditën e grabitjes. Në total shuma e grabitur është 6 milion Euro.

(Kosova Sot Online)

Deri tani për këtë ngjarje janë arrestuar 6 persona por asnjeri prej tyre nuk e di ku ndodhen paratë. Alkond Bengasi i penduari i cili ka identifikuar këta persona si të dyshuar se kanë pasur dijeni për grabitjen. Por Ragip Hajdini, Oltjon Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela dhe Elton Pikli kanë mohuar përfshirjen e tyre ne këtë grabitje.