Haradinaj: Çështja e kufijve ndikoi që të ndryshojë formati i dialogut

  • 02 May 2019 - 12:09
Haradinaj: Çështja e kufijve ndikoi që të ndryshojë formati i dialogut

Kryeministri i Kosovës pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë ka folur për Samitin e Berlinit teksa ka bërë të ditur se në takimin e korrikut që do të mbahet në Paris e fton të marrin pjesë edhe opozitën që aty të shkojnë të koordinuar mirë.

“Duhet si Kosovë t’i shprehim falenderim kancerlaes Merkel dhe presidentit Macron, Samiti I Berlinit e ka stabilizuar rajonin e procesin, ngjarja e Berlinit ishte multirateral pjesa kryesore iu është kushtuar marrëdhënieve Kosovë-Serbi ndërsa takimi I Parisit është bilaterale për dialogun Kosovë-Serbi. Kosova duhet tani të plotësojë tani formatin e vet sepse nuk bëhet fjalë për përfaqësim shtetëror përvec udhëheqësve duhet të jenë edhe z.Limaj edhe z.Ahmeti pos presidentit, meje e kryeparlamentarit, z, Pacolli vjen do të duhej të vinte edhe opozita LDK e Vetëvendosje për arsye se po shkojmë me një process final”, tha Haradinaj.

Kryeministri ka thënë se nuk do të diskutohet më për shkëmbim të territoreve e se tashmë është e qartë që taksa nuk do të hiqet.

“Sa i përket finales Kosovë-Serbi qëndrimet janë formësu, nuk shkohet me për shkëmbim të territoreve apo për lëvizje me kufinjë po shkohet për njohje reciproke këtu skemi dallim as unë as presidenti as dikush tjetër i Kosovës. Si me e  ndihmu dialogun tashmë është qartësu se ska nevojë me diskutu për taksën se dialogu po vazhdon edhe qëndimet skanë nevojë me u diskutu, takimi i Parisit është më serioz se është bilateral. Duhet të kordinohemi me Amerikën sepse Amerika është garantuese e një marrëveshje”, ka shtuar Haradinaj.

“Me ransi është të theksohet se kemi konfirmuar pjesmarrjen në Paris edhe unë edhe presidenti kam kërkaur ng apala e Kosovës që të paraqiten edhëe nikoqirët tjerë, presidenti Macron e ka konfirmuar këtë, mendoj që idetë e kaluara kanë shty me u ndërru formati diskutimet për kufijtë kanë bë që dialogu me u tërhej me kalu me një format ma herët, i takojnë të kaluarës, jemi në situate serioze, përfundoi kryeministri.(Kosova Sot Online)