Rrahje e rëndë mes femrave dhe meshkujve në Ferizaj: Njëra mbetet pa ndjenja, nga goditjet që merr

  • 02 May 2019 - 12:22
Rrahje e rëndë mes femrave dhe meshkujve në Ferizaj: Njëra mbetet pa ndjenja, nga goditjet që merr

Një rrahje e rëndë ka ndodhur ditë më parë në qytetin e Ferizajt, në mes një grupi të femrave dhe të meshkujve

Nga pamjet e siguruara shihet se së pari kacafyten femrat në mes vete, pastaj në përleshje përfshihen edhe meshkujt.

Njëra nga femrat në këtë video mbetet pa ndjenja pasi një mashkull e godet atë. Më pas shihet edhe paniku tek të pranishmit aty, ku edhe kërkohet një shishe ujë që vajza të kthjellet

Rasti ka ndodhur në parkingun e një pompe të derivateve në qytetin e Ferizajt.

(Kosova Sot Online)