Gjykata sot merr vendim për nënën që theri mësuesen në shkollë

  • 02 May 2019 - 12:27
Gjykata sot merr vendim për nënën që theri mësuesen në shkollë

Sot do të dalë para gjykatës D.B e cila ka therur me thikë mësuesen Vlora Paci në shkollën “7 Marsi” në Prishtinë

Këtë e ka konfirmuar për media kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka.

“Sot do të dalë para gjykatës”, ka thënë Beka.

Rasti në shkollën “7 Marsi” në Prishtinë ndodhi mëngjesin e së martës, ku D.B shkoi në shkollë pak para se të fillonte mësimi dhe i tha mësueses së ka për t’u konsultuar diçka me të, e në momentin kur ato ishin përballë njëra-tjetrës, ajo e theri mësuesen me thikë duke i shkaktuar tri plagë në trup.

Mësuesja Paci pas plagëve të marra është duke u trajtuar në QKUK.

(Kosova Sot Online)