Daçiq bëhet realist për shefin e tij: Po e paguajmë për politikat e këqija të Millosheviqit

  • 02 May 2019 - 12:32
Daçiq bëhet realist për shefin e tij: Po e paguajmë për politikat e këqija të Millosheviqit

Duket se udhëtimet e shumta që ka pasur nëpër shtete demokratike, e kanë bërë ministrin e punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacicin, që të reflektojë sado pak , mbi atë se çfarë kishte bërë Sllobodan Millosheviqi gjatë kohës sa kishte udhëhequr Serbinë.

Në një intervistë për gazetën serbe ‘Blic’ ai  ka thënë se partia e tij ka paguar çmimin për politikat e këqija të Sllobodan Millosheviqit.

 

Këtë përgjigje ai e ka dhënë kur është pyetur nga gazetarja se “ Keni thënë që kishte qenë shumë herët për t’i bërë gjyqin Millosheviqit. A nukë është ky një relativizim i politikave të këqija dhe krimeve të kryerea nën kupolën e tyre?

“Unë nuk e kam relativizuar, unë vetëm ia kam lanë atë historisë dhe historianëve për t’u marrë me njerëz të së kaluarës, sepse kjo është puna e tyre. Puna ime është për t’u marr me të ardhmen. Politikën e se kaluarës dhe anën e keqe të asaj politike partia ime e ka paguar me një çmim politik, prej të cilit mori shumë mësime dhe u tërhoq për të mos bërë të njëjtat gabime. Ndryshe nga të tjerët të cilët nuk janë në gjendje ta pranojnë se kanë kryera gabime, prandaj ata nuk mund të shërohen nga sindromi i humbjes”, ka thënë shefi i diplomacisë serbe.

Në këtë intervistë, Dacic ka folur edhe për Samitin e Berlinit, ku ka treguar presionin e madh që i ishte bërë Aleksnder Vuçiqit nga pjesëmarrësit.

Ai ka thënë se për shkak të këtij presioni, vizita e tij paraprake në Kinë dhe takimi me Putinin në Pekin, kanë qenë jashtëzakonisht të rëndësishme.

(Kosova Sot Online)