Vdiq në ditën e parë të punës në Gjermani, varroset nesër 35-vjeçari nga Drenasi

  • 02 May 2019 - 14:10
Vdiq në ditën e parë të punës në Gjermani, varroset nesër 35-vjeçari nga Drenasi

Nesër në mëngjes do të kthehet trupi i pajetë i Hajdin Thaçit, 35 vjeçarit nga Llapunishku i Drenasit i cili vdiq pak ditë më parë kur ra nga kati i katërt i një ndërtese në Gjermani, derisa po punonte në ndërtimtari

Familja ka bërë të ditur se trupi do të arrijë nesër në Kosovë, ndërkaq, në ora 17:00 do të bëhet varrimi.

Trupi i pajetë i Hajdinit do të varroset në fshatin Llapushnik, në vendin e quajtur ‘Rudina’.

I ndjeri para se të shkonte në Gjermani kishte punuar që disa vite në një restorant në Drenas.

Pas vetës ka lënë bashkëshorten dhe dy fëmijët.

"Kosova Sot Online"  ka rrëfyer për rastin, teksa ka bërë të ditur se i ndjeri ishte detyruar të largohej  nga Kosova në kërkim të një jete më të mirë.

(Kosova Sot Online)