Vulin kërcënon: Nëse nuk na do Evropa, shkojmë kah Rusia

  • 02 May 2019 - 15:36
Vulin kërcënon: Nëse nuk na do Evropa, shkojmë kah Rusia

Fox News i ka kushtuar një shkrim Serbisë dhe afrimit të saj gjithnjë e më të madh me Rusinë.

Agjencia amerikane e lajmeve ka folur për deklaratën e fundit të Aleksandër Vulinit.

Ministri i mbrojtjes në Serbi, i cili është pro-rus ka thënë që shteti ballkanik mund të lërë rrugën drejt antarësimit në BE për të pasur marrdhënie më të afërta me Moksën.

“Në rast se BE’ja nuk e do Serbinë, ka të tjerë që e duan të”tha Aleksandër Vulin në një intervistë për një televizion serb.

Edhe pse Serbia formalisht kërkon antarësim në Bashkimin Evropian, liderët e saj popullist kanë drejtuar gradualisht Serbinë drejt Moskës. Moska është një mbështetës kyç i Serbisë sa i përket çështjes së Kosovës, e cila është e pavarur që nga viti 2008.

Beogradi nuk e njeh pavarsinë e saj, por të dyja shteteve iuështë thënë që ato duhet të përmirësojnë marrëdhëniet bilaterale në mënyrë që të i bashkohen BE’së. Blloku ka mbajtur negociata me qëllim që të zgjidhë konfliktin e vjetër ballkanik.

“Serbia duhet të krijojë një kufi të fortë dhe të mbrojtur me shqiptarët e Kosovës.”, tha për fund Vulin

(Kosova Sot)