Pranga 3 të rinjve në Ksamil, nuk do e besoni çfarë kanë vjedhur

  • 02 May 2019 - 16:18
Pranga 3 të rinjve në Ksamil, nuk do e besoni çfarë kanë vjedhur

Tre persona janë arrestuar nga policia e Sarandës për vjedhje në bashkëpunim.

Në pranga kanë rënë shtetasit E.G., 31 vjeç, L.Xh., 24 vjeç dhe F.H., 30 vjeç, me banim në Lushnje.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë në fshatin Xarrë të Konispolit duke udhëtuar me një automjet tip “Benz” brenda të cilit u gjet një motorr skafi, ku pas hetimeve të kryera rezultoi se ishte vjedhur në banesën e shtetasit I.D, në Ksamil.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

(Kosova Sot Online)