“S’kam para të shpëtoj jetën e tim biri” Nëna përlotet kur mëson çfarë kanë bërë shqiptarët

  • 02 May 2019 - 16:42
“S’kam para të shpëtoj jetën e tim biri” Nëna përlotet kur mëson çfarë kanë bërë shqiptarët

Prej 10 vitesh kjo nënë shqiptare nuk e bën gjumin të qetë, mendjen e ka tek sëmundja e rëndë që e ka prekur dhe mpakur të birin. Loreta ka bërë ç’mos së bashku me të shoqin, që të mund t’i gjejnë një zgjidhje sëmundjes së Alkidit të tyre, por më kot. Prej 10 vitesh, Alkidi vuna nga një sëmundje e zemrës, ndërsa skolioza (përthyerja e shtyllës kurrizore) e ka bërë jetë të padurueshme për 19 vjeçarin.

Loreta e ka çuar kudo të birin, por deri më tani askush nuk i ka dhënë zgjidhje apo qoftë dhe një lehtësim jetës së vështirë që bën Alkidi. Nga Itali deri tek përpjekjet në Gjermani, Loreta tregon se ndonjëherë i duket sikur po çmendet për shkak të gjendjes në të cilën ndodhet Alkidi.

Loreta: Problemet e tij filluan në moshën 8 vjeçare. Ishte i sëmurë me bajame atë kohë dhe mbasi u kuruam filloi të humbte ekuilibrin. E shtrova në spital dhe më thonin mos u bëj merak se do të kalojë. Ndërruam shumë mjekime dhe shumë herë e kam çuar në spital. Përkeqësohej shumë. Në Itali e kam çuar tek motra. 6 muaj e çova dhe më thanë që kishte nervat e dëmtuara. I vunë një korse metalike. E mbajti 2 vjet e gjysëm por nuk është se kishte ndonjë lloj përmirësimi. Mbasi nuk kisha më mundësi. Borxhe askush nuk më jepte. Në 2015 shkova në Gjermani. I bëmë ekzaminime por menduam për një që kushtonte 8 mijë euro. Korsenë ia hoqën, por në Gjermani na kthyen me policinë. Iu lutëm por nuk na lanë t’i ndërronim korsenë. Djalin e sollën në Rinas me ambulancë. Deri atje nuk e kam parë djalin. Para tre javësh u bë shumë keq. Ishte deformuar shumë. Deformimi i ka prekur organet… gati sa nuk u çmenda. Kalova nga një gjendje atje, më tha një fjalë shumë të rëndë ai mjeku. Më tha ashtu është bërë dhe ashtu do të shkojë.

Babai i Alkidit po ashtu është i dërrmuar fizikisht. Ai ka punuar gjithë jetën në ndërtim dhe për emisionin “shqiptarët për shqiptarët” tha se i dridhet i gjithë trupi kur në telefon e marrin familjarët… mendon më të keqen për djalin.

Flamuri: Nuk ia fal dot vetes, po të isha bërë dikush ndoshta do e kisha ndihmuar tim bir. Kur nusja më merr në telefon mendoj më të keqen, mendoj për Alkidin…. gjithmonë e kam mendjen tek ai. Të gjithë gëzohen kur marrin telefonata nga familja, por unë dridhem kur më telefonojnë.

22 mijë euro duhen për të kryer një operacion kompleks mbi trupin e deformuar të 19 vjeçarit. Alkidi rrezikon seriozisht jetën për shkak të deformimit të shtyllës dhe këtë fakt e konfirmojnë dhe mjekët.

Mjeku: Alkidi ndodhet në kushte shumë të vecanta sepse ka nje distrofi muskulare. Ai ka një çrregullim degjenerativ të muskujve që i krijojne këtë handikap. Gjithashtu kjo ka krijuar skoliozë, pra deformimin e shtyllës kurrizore.

Për shkak të skoliozes mushkëritë e tij janë të shtypura dhe kjo i rrezikon tej mase jetën. Sa më shume kalon koha, deformimi i tij rritet dhe kjo e shton rrezikun për jetën. Ne do të ndërhymë për të drejtuar shtyllën kurrizore duke vendosur disa elemente metalike të cilat do ta fiksojnë shtyllën ne pozicion te drejte. Pas ndërhyrjes ai do te ketë mundësi te ketë një frymëmarrje shume me te mire, dhe funksionimi i mushkërive do te përmirësohet dukshëm si dhe do të mund të qëndrojë më rehat. Duhet të bëhet ndërhyrja sa më shpejt, sepse koha nuk është në favorin tonë. Ai po përkeqësohet dukshëm dita ditës.

Por shqiptarët nuk e kanë lënë të vuajë Alkidin. Elvis Naçi ka shkuar për një vizitë në shtëpinë e 19 vjeçarit në Tiranë, ku dhe i ka komunikuar Loretës dhe Flamurit se dhe falë ndihmës së dhjetëra personave, shuma prej 22 mijë eurosh që do të duhet për operacionin e skoliozës është arritur.

Nëna: Operacioni është ankthi ynë më i madh… sinqerisht është shumë e vështirë, por ka vajtur gjendja ku nuk mban më. Jemi keq nga ana financiare dhe mendojmë në Zot, nëse na kanë ndihmuar shqiptarët. Nuk kemi fjetur fare dhe jemi shumë në ankth. Më duket sikur edhe jastëku më vret kur shtrihem në gjumë.

Elvisi: Sa vjet u bë kështu Alkidi?

Loreta: 11 vite është bërë djali kështu. Jemi përpjekur por si të thuash nuk ka patur një përpjekje përfundimatare.

Elvis Naçi: Alkid, ti e shikon vetë, sepse operacionin në fund e vendos ti. Askush nuk e pret pa frikë, por kjo gjë nuk do të bëhet pa patur siguri. A mendon ti se yt ëmë do të fuste në diçka që të rrezikon jetën?

Loreta: Djalin e kishim në spital para pak muajsh. Filloi të villte dhe i dhimbte zemra. Ai i ka këto probleme por mendova se mos e kishte nga skolioza. Ata më thanë se nuk kishin çfarë t’i bënin. Në spital privat me kanë thënë se ka nevojë për operacion urgjent në shtyllën kurrizore.

Naçi: Loreta je lodhur shumë…

Loreta: Po tmerrësisht… por nuk dua ta jap veten sepse jam vetëm unë. Edhe im shoq ka qenë sëmurë dhe unë jam ajo që si të thuash kam qëndruar dhe për këtë duhet të jem e fortë.

Elvis: Ne jemi njohur së fundmi me rastin dhe ne kemi lajme të mira. Paratë janë bërë. Ne nuk do të mbetemi me kaq dhe me ne kanë ardhur mjekët dhe ambulanca. Se kur do të doni për të bërë operacionin është tjetër. Por shyqyr fondet janë bërë, Alkidi mund të operohet.

Gjithçka është bërë gati dhe tashmë ambulanca ndodhet pranë shtëpisë së Alkidit. Në fytyrën e Flamurit dhe Loretës sheh lotë, por është vaj gëzimi. Më në fund dhe Alkidi do të mund të ndihmohet.

Elvis: Alkid mami dhe babi u gëzuan. Do të bësh analizat fillimisht. Nuk kemi gjë me nxitim Nëse doktorët do të vendosin për operacion, fjala e fundit është e jotja. Edhe kush të ka parë kanë mbetur të mahnitur nga fjalët e tua

Sidriti: Sëmundja ka ardhur gradualisht dhe ne shpresojmë se do ta largojmë pak më shpejt se çka ardhur. Tani që ke dalë dhe në televizot, të gjithë të kanë në qendër të vëmendjes.

Elvisi: Alkid, mos u mërzit

Alkidi: Tani me shpresë se do të bëhet diçka… kam shpresë.

Në spital, mjeku turk tregon se gjendja e Alkidit është përkeqësuar dhe se ndërhyrja duhet bërë sa më parë. Flamuri ngre bluzën dhe tregon edhe njëherë se në çfarë gjendje ndodhet trupi i të birit. Mjeku tregon se të shtunën e ardhshme Alkidi do të mund të hyjë në operacion.

Mjeku: Kjo është gjendja e Alkidit, ai ka ka një deformim te shtyllës kurrizore prej këtu, deri ne ketë pike. Sic e shihni ai nuk mund te ulet lirisht dhe pjesa e majte është më larte. Ajo qe ne do te bëjmë është te hapim pjesën e pasme dhe te ndërhymë ne shtyllën kurrizore duke e drejtuar. Mushkëria me pas do te ketë performance shume me te mire dhe ai do te mund te qëndroje ulur ne mënyre me te rehatshme. Ne ketë pozicion qe ka trupi I tij tani, mushkëritë edhe zemra nuk funksionojnë siç duhet.

Kur menduam për kohen kur do te zhvillojmë ndërhyrjen, vendosem qe atë ta bëjmë te shtunën tjetër sepse duam ti japim pak kohe atij për te stërvitur muskujt e kraharorit. Gjate kësaj jave ai duhet te kryej disa ushtrime për te rritur forcën e muskujve te kraharorit ne mënyre qe te rrisim aftësinë për frymëmarrje pas ndërhyrjes. Arsyeja tjetër është qe te organizohemi me mire me skuadrën tone qe vjen nga jashtë sepse është e nevojshme qe te mbajmë kohën e operacionit sa me te shkurtër sepse nuk duam qe te qëndroje kohe shume te gjate nen anestezi. Sa me e shkurtër ndërhyrja, aq me mire mund te dali nga operacioni.

Dhe në fund të këtij rrugëtimi, Elvis Naçi tha se ajo që ka mbetur është të shpresojmë për më të mirën, që Alkidi të mund të lehtësohet sado pak nga skolioza e rëndë që e ka përkulur.

Image
Image
Image
Image