Mbreti martohet me ish-stjuardesën e tij

  • 02 May 2019 - 17:53
Mbreti martohet me ish-stjuardesën e tij

Mbreti i Tajlandës, Maha Vajiralongkor është martuar sot për herë të katërt, e me këtë rrugë ia dha ish-stjuardesës së tij titullin “Mbretëreshë”.

Sutida Vachiralongkorn Na Ajuda, dikur gjenerale e gardës së mbretit, u martua sipas traditave me 66 vjeçarin të cilin e takoi gjatë një fluturimi në aeroplan, ku shërbente si stjuardesë. 

Pasi fitoi “simpatinë e mbretit” ajo u bë pjesë e Gardës dhe deri sot mbante gradën e Gjenerales.

Mbreti tajlandez Maha Vajiralongkorn zyrtarisht mori fronin në dhjetor 2016, dy muaj pas vdekjes së babait të tij, Mbretit Bhumibol Adulyadej, në tetor të vitit 2016.

Image

(Kosova Sot Online)